Artisti shqiptar i lindur dhe i rritur në Zvicër, Gjon Muharremaj i njohur me emrin e artit Gjon’s Tears, i ftuar në “A live night” ka rrëfyer për herë të parë për publikun shqiptar shumë detaje mbi jetën dhe karrierën e tij muzikore.
Ai ndër të tjera tregoi se kishte përjetuar një eksperiencë të pakëndshme teksa merrte pjesë në “Albania’s Got Talent” kur ishte ende fëmijë. Ai rrëfen sesi papritur u përball me shumë komente ofenduese në rrjete sociale.
“Mbaj mend kur bëra ‘Albania’s Got Talent’ kam pasur njerëz që më shanin çdo ditë në Facebook. Mami ka pas një Facebook edhe më thoshte mos e prek kurrë, se është puna ime se na shkuan ndonjë producent. Mbaj mend që e kam hap një herë, kishte aq shumë njerëz që më kishin sharë, që nuk e kuptova me të vërtetë pse. Unë nuk kam bërë asgjë të keqe, nuk kam ofenduar njeri, por do të ketë gjithmonë njerëz kështu, prandaj duhet të jesh i përgatitur. Të jesh në emision në televizion sot është e komplikuar. Të jetë një lojë për një fëmijë, është shumë serioze”, tha Gjoni.
Këngëtari gjithashtu nuk lë pa përmendur se kush ishte fyrmëzimi i tij i parë për t’u marrë me muzikë.
Si një artist që është ai shpjegoi për publikun se gjithçka nisi nga “lotët e gjyshit të tij” ndërsa ky i fundit ndiente performancën e Gjonit teksa këndonte këngën e tij të preferuar.
“Një ditë erdhi gjyshi dhe tek piano ishte “Can’t Help Falling in Love” e Elvis Presley. Kjo ishte kënga e preferuar e gjyshit dhe më kërkoi ta këndoja. Unë thash – obobo nuk di ta këndoj. E mësova dhe para se të shkonte në Kanada ia këndova. Ai filloi të qajë, dhe kjo ishte ndjenja që kam pasur si herën e parë me Bach. Kujtova vlerën e muzikës. Kur e shikoj njeriun më të fortë të jetës sime në lot, ishin lotët shumë simbolikë dhe shumë të rëndësishëm për mua”, ka rrëfyer Gjon’ s Tears.
Linku: https://youtu.be/sTkkASvUjgQ
Burmi i fotos: https://www.instagram.com/p/CbYC9lFj5iu/?utm_source=ig_web_copy_link