Lifestyle

Një qiell shumë premtues për të lindurit e këtyre shenjave, horoskopi 10 korrik 2022

Dashi

Nga pasditja e ditës së sotme do të rizbuloni dëshirën për t’u përfshirë në dialogë me të tjerët pasi kohët e fundit keni vendosur të qëndroni larg njerëzve. Ende tek ju vazhdojnë të mbeten disa pasiguri që nga viti i kaluar për sa i përket financave dhe projekteve. Por jeni më të vëmendshëm pasi ju presin mundësi dhe detyra të reja.

Demi

Sot e diela do të jetë një ditë e qetë për ju pasi do të lini pas tensionet e dy ditëve të fundit.  Yje do t’ju ndihmojnë të keni një perspektivë më të gjerë për të ardhmen. Keni kujdes me ata që janë rrotull jush pasi kanë tendencë të provokojnë krenarinë tuaj këto ditë. Merrni kohën e nevojshme, sepse nxitimi nuk është kurrë aleati i duhur!

Binjakët

Sot pasdite morali juaj mund të bjerë, për shkak të një problemi personal ose thjesht sepse do të keni pranë vetes njerëz negativë. Injoroni mendimet negative dhe mbi të gjitha rrethohuni vetëm me njerëz pozitivë! Dikush po mendon dhe po shfaq interes për ju, kështu që më shumë vëmendje.

Gaforrja

Mëngjesi i kësaj të diele do jetë shumë intrigues për ju. Nëse vazhdoni të ndieni lodhje fizike dhe emocionale duhet të ndryshoni ritmet dhe rutinën e përditshmërisë suaj. Dashuria do të vazhdojë të qëndrojë në ujëra të qeta deri më 18 korrik.

Luani

Fundjava juaj nuk filloi aspak mirë, por për fatin tuaj do të përfundojë në mënyrën më të mire të mundshme. Për disa ditë ju është dashur të përballeni me armiq dhe kundërshtarë. Duhet të jepni maksimumin tuaj në këto sfida të reja pasi ju premtojnë fitore.

Virgjëresha

Gjatë pasdites mund të shfaqni pak nervozizëm dhe lodhje fizike. Duhet të përpiqeni të kapërceni një vështirësi të vogël që ndikon shumë në jetën tuaj të përditshme. Duhet t’i jepni vetes më shumë momente relaksi, pasi po përballeni me një periudhë mjaft të rëndë.

Peshorja

Kohët e fundit, po përpiqeni t’i largoheni sa më shumë problemeve që ju rrethojnë, por nuk është kjo zgjidhja. Hëna në disavantazh në shenjën tuaj mund të sjelli disa mosmarrëveshje me partnerin tuaj. Në punë filloni të mendoni për të ardhmen tuaj. Vjeshta do të jetë plot shpërblime.

Akrepi

Vazhdoni të jepni maksimumin tuaj në realizimin e projekteve pasi ju pret një vjeshte me surpriza të këndshme. Në punë do të përballeni edhe me disa vështirësi ekonomike, por mos e mbani mendjen aty. Historitë e dashurisë që do të nisin tani do të kenë një fillim të mbarë në fund të këtij muaji.

Shigjetari

Dita e sotme do të jetë një e diel që do të nisi mirë, por do të përfundojë në një mënyrë shumë intriguese. Në dashuri mundohuni të qëndroni të qetë dhe lëreni veten të ecni pas ndjenjave dashurore. Yje do t’iu ndihmojnë që të hapni një kapitull të ri në jetën tuaj profesionale.

Bricjapi

Sot do të ndiheni më të fortë dhe më energjikë se ditët e mëparshme. Përpiquni të jeni më të matur me financat. Në punën përpiquni të nisni gjithçka nga e para. Lërini pas ndërlikimet e qershorit dhe fokusohuni në krijimin e një jete të re profesionale.

Ujori

Sot qielli është shumë premtues për marrëdhëniet e reja. Në dashuri tregoni më shumë besim pavarësisht se jeni ende në fazë njohjeje me partnerin tuaj. Në punë pranoni çdo propozim që ju jepet pasi premtojnë shumë për ju.

Peshqit

Dita do të nisë mirë, por do të ketë disa luhatje për ju.Në dashuri ju duhet një kujdes i veçantë. Mundohuni të qëndroni të qetë, të mbani larg emocionet tuaja negative. Në punë do të kaloni një fazë rikuperimi.

Linku: https://www.superguidatv.it/oroscopo-paolo-fox-del-giorno-domenica-10-luglio-2022/

Burimi i fotos: pexels.com