ShowBiz

“Kam qenë trafikante droge”, Cameron Diaz shokon me deklaratën e saj

Cameron Diaz deklaroi se nuk ishte e vetëdijshme që shpërndante drogë derisa arriti në kufi kur filloi të bjerë në panik.

Ylli i Hollivudit  tha se, në fillim të karrierës së saj, ajo ishte “përdorur” pa dijeninë e saj për të kontrabanduar drogë në Marok.

“Unë isha një person që transportonte drogë në Marok,” tha Diaz në një podcast të raportuar nga gazeta britanike Mail Online.

Gjatë të njëjtit podcast, aktorja 49-vjeçare zbuloi se asaj iu dha një “valixhe e mbyllur” me drogë në vitet nëntëdhjetë për ta marrë me vete në një udhëtim nga Parisi në Marok.

Ndërsa në atë kohë aspironte të bëhej modele, Diaz nuk e dinte që valixheja që mbante përmbante substanca të paligjshme.

Aktorja tha se i kishin thënë se valixhet përmbanin veshje për një punë modelimi.

Pas daljes së saj me fat nga kjo situatë, Diaz mori një rol kryesor në filmin “The Mask” të Hollivudit, duke e vendosur atë në hartë për rolet e ardhshme të suksesshme që ajo luajti.

Linku: https://www.moroccoworldnews.com

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CXmj_OZPyEj/