ShowBiz

Në gjendje jo të mirë shëndetësore, Meda bën njoftimin e papritur

Meda është një nga zërat më të dashur dhe kërkuar të muzikës shqiptare.

Këngëtari i hiteve të panumërta ka ardhur me një njoftim të papritur për ndjekësit.

Ai për shakak të gjendjes shëndedtësore ka ndërprerë një pjesë të koncerteve.

‘Me keqardhje ju njoftoj se për shkaqe personale është dashur t’i ndërpres mbrëmjet e mija që i kam. Ju kërkoj ndjesë atyre që mbrëmë nuk isha në Mitrovicë.

Besoj dhe shpresoj që shumë shpejtë do të jem pranë me ju. Siç ju thashë edhe një herë për shkaqe të shëndetit edhe mbrëmjet në vazhdim nuk do të jem.

Besoj dhe shpresoj që brenda një jave do të jem me ju. Ju përshëndes të gjithëve dhe ju falenderoj për mirëkuptimin,”-shprehet Meda.

Linku: https://www.instagram.com/p/Cf1ETIpDHt5/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/mehdin_pergjecaj/?utm_source=ig_embed&ig_rid=5fde6139-ed78-4222-a7ef-33b47c00d598