ShowBiz

Takimi i të atit me Vlashentin, Dojna Mema ndan me ndjekësit momentin prekës

Dojna Mema në një bashkëbisedim me ndjekësit ka ndarë një moment të rëndësishëm nga jeta e saj. Moderatorja është pyetur nga një ndjekës.

‘A e pate mundësi ta prezantoje babin me Vlashentin?

“Po dhe është një nga gjërat për të cilat jam më shumë e lumtur, për këtë duhet t’ja di për nder Vlashentit sepse ne kishim një muaj e gjysmë bashkë.

Ishte shumë pak dhe normalisht që nuk e prezanton me familjen një person me të cilin ke një muaj e gjysmë. Ja bëra si kërkesë në majë të gishtave dhe Vlashenti absolutisht pranoi dhe e ka jetuar babin tim një vit, vitin e fundit. Gjithmonë do më kujtohet ai momenti kur vinte te shtëpia ime.

Babi im si adhurues shumë i madh i muzikës italiane, Vlashenti ulej gjithmonë ose në piano ose në kitarë dhe i luante këngët e tij të preferuara të babit. Në të gjithë atë fatkeqësi që kemi përjetuar si familje, për fat Vlashenti arriti ta njihte dhe babi arriti ta njihte Vlashentin’, theksoi moderatorja.

Linku:https://www.instagram.com/stories/dojnamema/2879389933602278434/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/dojnamema/