ShowBiz

Dojna Mema zbulon pyetjen më të ‘pavend’ që i bëjnë në lidhje me shtatzëninë e saj

Moderatorja shumë e dashur për publikun Dojna Mema kohët e fundit ka qënë shumë e përfolur në mediat rozë për shkak të shtatzënisë së saj.

Dojna gjatë kësaj periudhe ka qënë shumë aktive në rrjetet sociale duke e mbajtur publikun të informuar mbi ndodhitë kryesore të pritjes së ëmbël.

Mirëpo gjatë një bisede virtuale me ndjekësit Dojna shprehet paksa e‘revoltuar’ me një pyetje ku interesi bie mbi zgjedhjen e saj midis një lindje natyrale apo cezariane. Dojna mes të tjerash zbulon se këtë zgjedhje të vështirë e ka lënë për në momentin e fundit sipas këshillës së doktoreshës së saj.

“Kjo në fakt është një nga ato pyetjet, që unë do ta kisha evituar dhe nuk do ta kisha postuar, por për sa kohë që kam një ‘Instagram’ publik dua që t’i diskutojmë edhe ca gjëra, që ndoshta shumë vajza që janë shtatzënë bezdisen nga pyetje të caktuara, sidomos shprehja do ta bësh vet apo me operacion më duket totalisht e pavend sepse krijon këtë iden sikur në rastin e parë ti e bën vet dhe në rastin e dytë nuk e bën vet. Në të dyja rastet është nëna ajo që sjell në jetë fëmijën edhe mbetet një heroinë e vërtetë, që kalon procesin e lindjes qoftë ai natyral apo cezarian. Personalisht unë e kam lënë për momentin e fundit, pasi është doktoresha ajo e cila do më thotë, se cila është më e mira për mua”, është shprehur moderatorja bukuroshe.

Linku: https://www.instagram.com/stories/dojnamema/2879886454216729266/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CeazjqOuctC/?utm_source=ig_web_copy_link