ShowBiz

“Na lini rehat me këto idiotizma”, revoltohet keq Arjan Konomi

Arjan Konomi ka qenë në qendër të mediave së fundmi pas incidentit ku për pak desh humbi krahun.

Edhe pse kjo eksperiencë ka qënë e vështirë për opinionistit, ai gejndet duke u rikupuperuar.

Pavarësisht gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka nguruar të jetë aktiv me ndjekësit e tij.

Kjo situatë është keqinterpretuar, ku shumë ndjekës në rrjetet sociale kanë shpërthyer në komente duke thënë se incidenti i tij nuk është i vërtetë.

“Tungjatjeta miq, doja të ndaja me ju një shqetësim sepse përveç halleve e problemeve që kemi tani më duhet të lexoj dhe shumë komente në TikTok dhe në Instagram. Me një pyetje të çuditshme që thonë: Si ka mundësi një herë ke dorën e majtë në allçi një herë ke dorën e djathë. Dora ime në allçi është kjo dhe është e njëjta, me sa arrita të kuptoj është problemi i kamerës. Kur xhiron përpara del në këtë pamje, më xhiron dikush del e transformuar krahur.

Unë e kam pjekurinë që të mos sajoj gjëra se s’u çmenda të shtrohem në spital dhe të vej dorën në allçi përse, se çfarë arrita nuk e kuptoj. Na lini rehat me këto pyetje e me këto idiotizma se s’jua kemi oreksin”, u shpreh ai.

 

Linku: https://www.instagram.com/p/Cf6w17DgI06/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CdV75t_tGV6/