Dy vëllezërit shqiptarë kanë marrë pjesë në spektaklin e talenteve të njohur në të gjithë botën, “America’s Got Talent”.
Artani dhe Arnoldi Balla kanë lënë pa fjalë jurinë, ndërsa publiku u ngrit në këmbë nga performanca e tyre.
Simon Cowell, Heidi Klum dhe Sofia Vergara u befasuan nga aftësitë e jashtëzakonshme të dy vëllezërve me lëvizjet e tyre akrobatike.
“Ditën do jem avokat, natën do jap shfaqje”, tha vëllai i vogël, Artani, i cili studion drejtësi.
“Nuk e kisha parë asnjëherë këtë akt”, tha Heidi Klum. “Ishte mahnitëse! Mund t’ju shikoja ju djema për një kohë të gjatë”, tha Vergara.
Simon Cowell pavarsisht se e pëlqeu performancën pati një kritikë të vogël, pasi nuk i pëlqyen topat portokalli që vëllezërit Balla përdorën.
Megjithatë, të tre morën një “po” të fortë.
Linku: https://youtu.be/2ZJ_fOJc3b8
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cf1rKcGuFmh/?utm_source=ig_web_copy_link