ShowBiz

Ishte në prang të vdekjes, Kastro Zizo rrëfen për herë të parë momentet e vështira

Këngëtari i njohur Kastro Zizo ka qënë i ftuar në emisionin “Ditë pas dite” ku ka bërë një rrëfim të rrallë mbi periudhën më të vështirë të jetës së tij.

Ai ka treguar momentin kur vendosi të ndryshonte jetën e tij duke u larguar nga veset e këqija që po i shkatërronin pak nga pak jetën.

“Hoqa dorë kur pash që marrëdhëniet e mia sociale me njerëzit e afërt ishin drejt një rrënimi. Ishte një natë kur pata një luhatje tensioni, isha pranë vdekjes. Në rastin më të mirë isha thjesht i paralizuar nga tensioni tepër i lartë. Ishte një vendim i asaj nate. Isha në urgjencë pranë kisha babin dhe mendova për të mirë të njerëzve të mi të dashur dhe vetes sime”, shpjegoi ai ndër të tjera.

Ai tregoi faktin se pija nuk ka ardhur si shkak i problemeve të tij në jetë, por ishte pikërisht ajo i krijonte shumë probleme.

Po ashtu ai tha se “shtylla” ku është mbështetur në periudhën e vështirë të largimit nga pijet alkoolike dhe drogërat ka qenë bashkëshrotja e tij Sara, e cila sipas Kastros ka ndër të tjera nerva të hekurta që arrin ta përballojë, por duke qenë mirënjohës që i ka qëndruar gjithnjë pranë. Nga ana tjetër artisti pranoi se është penduar gjatë kësaj kohe për ato cka ka bërë në kohën e abuzimit të tij, për dëmin që i ka shkaktuar personave rrotull dhe për dhunën psikologjike që kanë përjetuar.

Linku: https://youtu.be/hYFFLTLWsKQ

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/By-J-YCFgLc/?utm_source=ig_web_copy_link