Aktualitet

Eni Çobani në probleme me drejtësinë, zbulohen detajet e ngjarjes

Eni Çobani është një nga figurat publike më të dashura të televizonit shqiptar.

Ajo është prezente në ekran me rubrikën e saj ‘Shihemi në gjyq’.

Së fundmi Eni është përfshirë në një incident ligjor lidhur me ushtrimin e të drejtës së profesionit.

Raportohet se ajo ka thyer bojkotin e avokates, pasi është parë nga avokatët e Përmetit teksa ajo është futur në një seancë gjyqësore në Gjykatën e këtij qyteti.

Dhoma e Avokatisë se Gjirokastrës ka siguruar procesverbalin e seancës gjyqësore në Gjykatën e Përmetit, ipas burimeve të Albeu.com.

Jo vetëm kaq por kërkohet që Çobanit t’i hiqet dhe licenca e avokates, duke i dërguar kështu një kërkesë zyrtare Komitetit të Disiplinës së Dhomës Kombëtare të Avokatisë në Tiranë.

Ajo ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare rreth kësaj ngjarje.

Linku: Albeu.com

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CZh8FlvLw88/