Frenkie de Jong është një nga lojtarët më premtues ë Barcelonës.
Performance e tij në ekip ka tërhequr jo pak vëmendjen e trajnerëve të skuadrave të ndryshme.
Një ndër to ka qenë edhe dëshira e trajnerit Erik Ten Hag që prej momentit që holandezi mori drejtimin e Manchester United.
“Manchester United ka arritur marrëveshje përfundimtare me Barcelonën për Frenkie de Jong pas bisedimeve të gjata. Oferta është e vlefshme prej 85 milionë euro. 75 milionë të garantuara plus 10 të tjera bonuse”, ka shkruar Romano.
Gjithsesi United ende nuk e ka të sigurt transferimin e holandezit, pasi nuk ka marrëveshje me De Jong dëshira e të cilit është të qëndrojë në ekipin e vetë.
“Kushtet personale është ende një çështje që duhet zgjidhur, pasi prioriteti i Frenkie është të qëndrojë te Barcelona”, shkroi Romano.
Linku: https://twitter.com/FabrizioRomano/status/1547518992499212288
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CSoNDzhLoXQ/