Rastet e të infektuarve janë rritur ndjeshëm gjatë kësaj periudhe.
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3353 testime, ndërsa janë shënuar 1563 qytetarë të infektuar. Dy raste nuk kanë arritur ti mbijetojnë betejës me Covid-19.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 725 qytetarë.
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-COVID në këtë periudhë të rritjes së personave të infektuar.
Linku: https://ata.gov.al/category/shendetesi/
Burimi i fotos: https://ata.gov.al/category/