ShowBiz

Bashkëshorti i Aulona Mustës në një rrëfim të rrallë, zbulon të pathënat e marrëdhënies së tyre

Moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Aulona Musta është shumë aktive në rrjetet sociale.

Së fundmi ajo ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit, por ndryshe nga më parë përgjigjet kësaj here do t’i jepte bashkëshorti i saj, Tomi.

I pyetur se cila ka qënë ajo gjë, e cila e ka tërhequr për herë të parë tek Aulona, ai shpjegon se kur janë njohur për herë të parë Aulona nuk ishte në humor dhe ka qënë pikërisht gjendja e saj që e ka afruar me të.

“Kur e kam njohur për herë të parë ka qënë si e mërzitur. Kjo gjë më ngacmoi se kishte ca sy si të trishtueshëm si qenushe”, u shpreh ai.

Ai ka rrëfyer gjithashtu se ajo gjë nuk i pëlqen tek Aulona, është nxitimi i çdo lloj forme pasi e shfaq atë si një njeri të paorganizuar.

Një tjetër ndjekës pyet nëse është xheloz ndaj Aulonës ai përgjigjet:

“Për këtë duhet të pyesësh Aulonën, por unë mendoj pak fare”.

Lidhur me edukimin e vajzës së tyre, Tomi u përgjigj se edhe pse i kushton shumë , ai është më tepër strikt se Aulona në edukimin  e saj.

Linku: https://www.instagram.com/stories/aulonamusta/2882224933986075651/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cf9u-IHNlvm/