ShowBiz

Paskan patur hatërmbetje, Dojna Mema rrëfen arsyen pse i ka mbetur qejfi me Romeo Veshaj

 

Çifti shumë i dashur për publikun Dojna Mema dhe Vlashent Sata kanë qënë të ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Më lër të flas”.

Mes të tjerash Dojna Mema zbuloi një detaj që nuk ishte kapur nga publiku më parë në lidhje me Romeo Veshaj.

Ajo u shpreh se i kishte mbetur qejfi me të, pasi ky i fundit i kishte refuzuar disa herë të merrte pjesë në Fan Clube ndërkohë që Donaldi ishte në shtëpinë e Big Brother Vip.

“Jemi pajtuar nga hera e fundit? Këtë djalin këtu nuk e keni idenë se sa herë e kam ftuar në “Fan Club”, dhe nuk e di pse nuk erdhi kurrë”, shpjegon Dojna.

Ndërkohë Romeo kthen një përgjigje përmes një batute shumë gazmore.

“Në atë periudhë kohe unë harrova shqipen. Nuk dija të flisja mirë shqip. Thash sa të lë nam më mirë spo dal fare. Po ç’ke se vij tek sezoni i dytë unë”, përfundoi ai mes të qeshurash.

Linku: https://youtu.be/P_z4ez01y1A

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CSPkRI3sUR_/?utm_source=ig_web_copy_link

https://www.instagram.com/p/COXW7DNBtEa/?utm_source=ig_web_copy_link