Teddy Grey është youtuber-i britanik i cili bëri bujë në mediat shqiptare, pasi postoi imazhe dhe biseda intime me modelen shqiptare Arta Nitaj.
Pas të gjithë zhurmës mediatike ai më në fund ka sqaruar se si situata ndërmjet tyre arriti deri në atë pikë nëpërmjet një interviste me Expuls.mk.
Grey u shpreh se e njohu modelen shqiptare nga miqësitë të përbashkëta që ata kishin.
“Njohja ime me Artën erdhi përmes një shoqeje të përbashkët, mirëpo nuk dolëm bashkë kurrë. Ajo ishte e paguar për një takim, i cili nuk u realizua kurrë. Nga aty ajo shprehu qartë pëlqimin për mua, por unë nuk tregova aspak interes, gjë që e zemëroi atë jashtëzakonisht shumë”, u shpreh Tedy Grey.
Youtuber-i tha se ai nuk kishte shprehur pëlqim për Artën, dhe ajo filloi të fliste rreth mënyrën se si burrat e trajtojnë atë duke i cilësuar si “derra”.
Teddy gjithashtu sqaroi se arsyet e sherrit me Artën filluan sepse ajo e ofendoi me fjalë të rënda duke e sulmuar në mënyrë të papritur sepse ai nuk i kishte dhënë vëmendjen që ajo donte.
Ai u shpreh se: “Pas të gjitha ndodhive, unë nuk u mora fare më me hipokrizinë e saj, dhe në vend që të sqarohej si një e ritur ajo kaloi në ofendime duke më thënë “gay i ndyrë” dhe më pas më bllokoi. Unë kam një grua dhe 2 fëmijë, kështu që lidhja me Artën nuk më interesoi kurrë. Fakti që nuk i kushtova kurrë vëmendje e lëndoi aq shumë egon e saj, saqë ajo u sulmua në mënyrë të paarsyeshme”.
Nga ana e saj Arta nuk ka folur rreth situates, po ka postuar një shprehje në Instagram ku thuhet: “është e rrezikshme mënyra se mua nuk më intereson më asgjë”.
Linku: Expuls.mk
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/stories/teddygreyonstuff/2883578015368059692/