ShowBiz

Çifti i njohur i jep fund martesës 9 vjeçare, zbulohet aryseja

Kate Bosworth është ndarë zyrtarisht nga bashkëshorti i saj Michael Polish pas 9 vitesh martesë.

Aktorja bëri kërkesë për divorcë të premten në një gjykatë në Los Angeles, sipas burimeve të ET.

Bosworth ndau një foto bardh e zi ku shkroi:

“Në thelb kemi frikë nga një fund. Të humbasësh atë që ke sepse ke marrë atë që doje. E panjohura është e  madhe. Po sikur të zgjidhnim të mos kishim frikë, por të duam.  Ndoshta kjo do të tingëllojë e çuditshme për disa, romantike për të tjerët është e vërteta.”

Çifti filloi të takohej në vitin 2011ku ishin pjesëmarrës në “Big Sur”. Ata u fejuan në gusht të 2012-ës dhe thanë “PO” vitin e ardhshëm.

Fill pas ndarjes aktorja ka ndezur thashethemet për një lidhje të re me aktorin Justin Long ku shumë media kanë aluduar se kjo marrëdhënie ka filluar para ndarjes së çiftit dhe është bërë shkak i divorcit.

Linku: https://pagesix.com/2022/07/17/kate-bosworth-files-for-divorce-from-michael-polish-after-split/

Burimi i fotos: unsplash.com