Sport

Çfarë fshihet pas transferimit të Lewandowski te Barcelona, El pais ngre dyshime serioze

Robert Lewandowski largohet nga Bayern Munich te Barcelona pas tetë sezonesh.

“Kemi arritur një marrëveshje me Barcelonën. Robert është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe ai fitoi gjithçka me ne. Ne i jemi jashtëzakonisht mirënjohës.” u shpreh drejtori i klubit.

Gazeta “El Pais” ndezi rrjetin me spekulime të shumta lidhur me transferimin e futbollsitit.

Barcelona e ka blerë Lewandowskin për 60 milionë euro por i ka kërkuar Bayernit që të paktën publikisht ta deklarojë 50 milionë euro.

E vërteta është që operacioni do të kushtojë 60 milionë euro bashkë me bonuset, pra shuma e plotë që kërkoi Bayerni që në fillim edhe pse katalanasit e shesin si një arritje uljen e çmimit për blerjen e futbollistit.

Ky truk merkatoje i ka bërë njerëzit të besojnë se lojtari është transferuar për më pak para sesa ishte ofruar fillimisht.

Linku: https://elpais.com/deportes/2022-07-16/el-bayern-celebra-la-venta-de-lewandowski-al-barcelona.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CYwj6XcsPUf/