Lifestyle

Disa mite rreth shëndetit që interneti i’u ka bërë të besoni se janë të vërteta

1. Dietat e njohura janë kudo, ndaj duhet të funksionojnë

Humbja e shpejtë në peshë, është joshëse, por dieta tipike të modës që theksojnë kufizimin e disa grupeve ushqimore nuk funksionojnë për të gjithë.

2. Është në rregull ta mbani telefonin gjatë natës në shtrat

Kërkimet e fundit zbulojnë se ka lidhje midis përdorimit të tepruar të telefonave gjatë natës me problemet për të fjetur, reduktimin e kohëzgjatjes së gjumit, lodhjen gjatë ditës dhe madje edhe çrregullimet e humorit.

3. Mediat sociale mund t’ju frymëzojnë për dietë dhe stërvitje

Hulumtimet tregojnë se të rinjtë besojnë në kulturën e dietave krijuar nga mediat sociale. Ekspertët kanë frikë se pasiguria rreth pamjes fizike mund të jetë rritur gjatë pandemisë, pasi më shumë të rinj i drejtohen mediave sociale për të kërkuar këshilla rreth ushqyerjes.

4. Shtypja e butonit të “snooze” ju ndihmon të flini më shumë

Me afrimin e mëngjesit, trupi juaj natyrisht i afrohet gjendjes së zgjimit. Shtypja e butonit “snooze” e rikthen truri juaj menjëherë në një cikël të ri ëndrrash, thonë ekspertët. Kjo mund të prish rutinën tuaj të gjumit.

5. Ju mund të humbni dhjamin e barkut duke bërë “crunches”

Në realitet, stërvitja djeg dhjamin në të gjithë trupin, jo vetëm pjesën e trupit që synon stërvitja juaj. Ekspertët sugjerojnë rritjen e kardios për të djegur dhjamin. Përpiquni për një rutinë të ekuilibruar fitnesi duke ndryshuar intensitetin e stërvitjes duke përfshirë stërvitje me intensitet të lartë dhe të ulët.

6. Është  mirë të qëndroni në shtrat me sy mbyllur kur nuk mund të flini

Qëndrimi në shtrat për më shumë se 20 minuta nëse nuk mund të flini është një nga gjërat më të këqija që mund të bëni, sipas ekspertëve të gjumit, sepse stërvit trurin tuaj për të lidhur shtratin me mungesën e gjumit. Të bësh këtë mund të çojë në pagjumësi kronike.

7. Duhet të stërviteni ose të bëni dietë gjatë gjithë kohës për trupin ideal

Ekziston besimi se duhet të stërviteni dhe mbani dietë gjatë gjithë kohës mund të ndryshojë fizikun tuaj. Realiteti është se ka një diversitet të llojeve të trupit që janë të gjithë normal dhe të shëndetshëm. Fiziku juaj dhe shëndeti nuk janë të lidhura me kilogramët, ushtrimet ose kaloritë.

Linku: https://edition.cnn.com/2022/07/19/health/myths-diet-exercise-sleep-wellness/index.html

Burimi i fotos: pexels.com