Lojtari i njohur i rugby Ricky Bibey vdiq gjatë një “loje seksuale” sipas raporteve të policisë italiane.
Britaniku ndërroi jetë në një hotel gjatë asaj që mund të ketë qenë një loje seksuale.
Bibey, u zbulua i pajetë të shtunën në hotelin Continentale në Firence.
Sipas raporteve paraprake ai ndërroi jetë nga një atak në zemër gjatë marrëdhënieve intime me partneren.
Gruaja, e cila pas ngjarjes kishte vrapuar e tmerruar nëpër korridoret e hotelit kishte gjakderdhje në qafë, dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku i’u nënshtrua një operacioni.
“Ajo vuante nga lëndime të rënda, ka teori të ndryshme për atë që ndodhi, dhe një lojë erotike nuk përjashtohet nga mundësitë”, përfundoi burimi policor.
Linku: https://nypost.com/2022/07/19/ricky-bibey-died-in-possible-sex-game-gone-wrong-reports/
Burimi i fotos: pexels.com