ShowBiz

Mendova mos kisha pësuar paralizë faciale, këngëtari shqiptar rrëfen eksperiencën me botoxin

Këngëtari i njohur, Naim Abazi së fundmi kanë qenë të ftuar në një intervistë në emisionin “Era verë” ku së bashku me bashkëshorten  Mihrije Braha  kanë rrëfyer detaje nga jeta private.

Gjatë intervistës këngëtari ka folur gjithashtu edhe për ndërhyrjet estetike.

Më parë ai ka pranuar se kishte kryer një ndërhyrje të lehtë për korrigjimin e linjës së flokëve.

Ka qenë Mihrija ajo që ka rrëfyer se Naimi ka bërë botoks në ballë gjithashtu. Me këtë rast, këngëtari nuk nguroi të tregojë eksperiencën e tij.

Ai tha se disa ditë pas aplikimit të botoksit nuk mund t’i lëvizte vetullat dhe pjesën e sipërme të fytyrës. Kjo gjë e kishte trembur këngëtarin duke e bërë të mendonte se mos kishte pësuar paralizë faciale.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=N2Y7l9_cVBE

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BTU4Ze6A1cQ/