ShowBiz

Momente të vështira, moderatorja e njohur rrëfen përballjen me vdekjen

Prej disa kohëve moderatorja e njohur Sara Gjordeni u largua nga llogaria e saj në Instagram.

Blogerja e njohur shpjegoi për ndjekësit se cila është arsyeja pse është tërhequr plotësisht nga rrjetet sociale. Ajo sqaron se ka pësuar dy aksidente të rënda me makinë njëra pas tjetrës.

Sara tregon se aksidenti i dytë e ka qenë më i rëndë dhe se një shtyllë e hollë i ka shpëtuar jetën.

“Pasi hapa Instagramin, po lexoj shumë lloj mendimesh në dm se përse jam tërhequr kaq. Përfshi këtu edhe ndonjë beb (sërish), por jo~ nuk jam shtatzëne! Brenda shumë pak kohësh, kam pësuar dy aksidente të renda me makine. Asnjëri me makinen time, dhe tek të dy kam qenë pasagjere.

Aksidenti i dytë ka qenë aq i rëndë sa për familjen time shtylla e hollë që mbajti makinën për të mos rënë në një greminë të vogël që shërbente si themel pallatesh, është bërë vend i shenjtë.

Sapo mora veten nga aksidenti i parë ndodhi i dyti, ndaj mora pak kohe larg çdo rremuje të rrjeteve sociale, për të qëndruar me familjen time, që për pak humbi të vetmin fëmije, dhe të vlerësoja jetën më tepër”– shkruan ajo në një postim në Instastory.

Ajo ka postuar edhe disa story ku ndër të tjerash ka shpjeguar edhe gjendjen e saj shëndetsore aktuale.

“Nga te dy këto aksidente kam shpëtuar vetëm me dy kembë të dëmtuara rëndë. Njërën të krisur, dhe tjetrën të thyer, shikim përkohesisht të dëmtuar në syrin e djathtë.

Dhe disa gërvishtje nëpër trup, por të paktën jam e lumtur që sot askush nuk është duke folur për vdekjen time. Do jem aktive sërish kur të ndihem më mire. Zoti është i madh. Falenderimet i takojnë vetëm atij”është shprehur ajo.

Linku: https://www.instagram.com/stories/saragjordeni/2886535489181371982/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CbLnj-ltKnz/?utm_source=ig_web_copy_link