Reperi pas një kohe të gjatë i deklaruar beqar është fotografuar teksa po bënte një udhëtim në një jaht super luksoz, por jo vetëm.
Reperi, 35 vjeçar shihet pranë modeles 20 vjeçare Suede Brooks, ndërsa ishte me pushime në St. Tropez, Francë.
Reperi dhe modelja më pas u drejtuan në ‘Club 55’, një nga klubet më ikonike dhe historike të plazhit të qytetit bregdetar, sipas paparacëve.
Për daljen, Drake u pa i veshur me një T-shirt ‘Off-White by Mercedes-Benz Skate’ që kushton rreth 530 dollarë, pantallona të shkurtra të bardha, atlete të bardha dhe një shami blu në kokë.
Ndërkohë, Brooks kishte veshur rrobabanjo blu dhe një këmishë me lule.
Dyshja dukeshin shumë të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke qeshur dhe duke biseduar së bashku.
Drake ndau me ndjekësit disa video teksa filmonte një kuzhinier duke përgatitur drekën e tyre.
Suede, megjithatë, nuk e përmendi vizitën e saj në St Tropez në Instagramin e saj, tek i cili nuk e ka postuar që nga korriku i kaluar.
Nuk është e qartë se sa kohë ata kanë qënë së bashku me njëri-tjetrin.
Megjithatë, një burim i tha ET se dyshja “po argëtohen së bashku” dhe kanë qenë “duke kërcyer në jaht”.
Një burim i brendshëm pohoi se ata kanë shumë miq të përbashkët dhe janë pikërisht miqtë e tyre “ që ata të rrinë sa më shumë bashkë”.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CgRalGjuQwE/?utm_source=ig_web_copy_link