Travel

Këto qytete evropiane janë sa tërheqëse aq edhe ekonomike për t’u vizituar

Porto, Portugali  

Porto është një nga destinacionet më ekonomike në Evropën Perëndimore dhe ndodhet në zemër e Portugalisë Veriore. Ky qytet i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s krenohet me katedrale të zbukuruara, sheshet plot gjallëri, oborret dhe restorantet e bukura buzë lumit me pamje nga Lugina Douro. Verërat e ëmbla janë një tjetër aryse për ta vizituar vendin.

Pragë, Republika Çeke

Praga është një nga destinacionet e preferuara të tursitëve. Ju mund të provoni birrën më të mirë në botë në sallat tradicionale të birrës ose të eksploroni rrugët përrallore të qytetit për të zbuluar monumentet historike me arkitekturën  gotike dhe baroke.

Budapest, Hungari

Një qytet i bukur që përshkrohet nga  Danubi, Budapesti është një nga kryeqytetet më magjepsëse në Evropë. I njohur për banjat termale dhe jetën gjallëruse të natës, Budapesti ofron një sërë atraksionesh magjepsëse për entuziastët e historisë dhe kulturës gjithashtu.

Zagreb, Kroaci

Zagrebi është kryeqyteti i gjallë i Kroacisë, ku rrugët e shtruara me kalldrëm dhe arkitektura e vjetër do t’iu hdhëheq drejt një aventure të paharruar. Qyeteti ështe i pasur me muze dhe sheshe piktoreske, liqene dhe ujëvara të gjelbërta dhe jetë natyrë gjallëruese.

Gdansk, Poloni

Qyteti verior polak i Gdansk është një vendstrehim i shkëlqyeshëm për ata që duan të udhëtojnë në buxhet.Peizazhet e tij shumëngjyrëshe, shtëpitë tregtare dhe hijeshia bregdetare është e vështirë t’i rezistosh. E vendosur në rivierën baltike, ju mund të vizitoni katedralet historike, portet mesjetare dhe kafenetë elegante. Qyteti njihet për plazhet me rërë të artë, skena piktoreske jetën e gjallë të natës.

Linku: https://www.tripstodiscover.com/best-budget-friendly-summer-destinations-in-europe/

Burimi i fotos: pexels.com