Dashi
Sot do të jeni plot forcë dhe energji. Ata që ju rrethojnë ju shohin të papërballueshëm. Gjatë kësaj dite do të mundoheni të rifitoni vendosmërinë tuaj, aftësinë për të reaguar, madje edhe në disa raste për t’u zemëruar pasi ju ka munguar prej kohësh. Në dashuri, duhet kujdes tani që Venusi është në një aspektin e kundërt.
Demi
Hëna e pozicionuar në shenjën tuaj mund t’ju japë kënaqësi personale. Prej shumë ditësh jeni munduar të gjeni qetësinë, qartësinë dhe vendosmërinë në disa vendime të rëndësishme për ju. Përpiquni të sqaroni disa çështje edhe në dashuri, nëse marrëdhënia juaj ka ende probleme të pazgjidhura.
Binjakë
Që sot duhet të filloni të bëni plane të veçanta për fundjavën e ardhshme, sepse duket shumë intriguese. Me Jupiterin pozitiv në shenjën tuaj, mund të kapërceni çdo vështirësi ligjore deri në fund të vitit.
Gaforrja
Sot do të jetë një ditë tjetër e mirë dhe tensionet e përjetuara në ditët e para të javës tashmë do t’i lini pas krahëve. Ka ardhur koha e duhur për të gjetur në marrëdhënie atë rehati që ju ka munguar deri tani. Përpiuquni ta rimbushni veten pas një periudhe shumë të vështirë.
Luani
Hëna e kundërt do t’ju prishi humorin diitën e sotme. Më mirë të qëndroni larg bezdisjeve. Mundohuni të jeni të durueshëm, edhe nëse mendoni se janë duke ju penguar në punë. Prisni me besim dhe do të shihni që do të shpërbleheni. Dikush tashmë ka pasur reagime pozitive ndaj jush në muajt e fundit. Në dashuri, fundi i korrikut dhe gushtit mund t’ju rezervojnë surpriza të papritura.
Virgjëresha
Ditë interesante sot për ju të lindurit e shenjës së Virgjëreshës. Në dashuri këtë periudhë mund të zgjidhni shumë probleme apo pengesa të krijuara nga njerëzit e tjerë. Kini shumë kujdes sepse puna mund t’ju bëjë të neglizhoni marrëdhënien tuaj në çift.
Peshorja
Sot më në fund do të ndiheni më mirë, të çliruar nga tensionet që keni ndjerë kohët e fundit. Edhe pse ka kaluar shumë kohë ju ende ndieni trysninë e problemeve të mëparshme personale dhe praktike. Shpesh keni pësuar edhe çmimin e të qenit sipërfaqësor në sytë e të tjerëve, përfshirë edhe partnerët. Kujdes nga marrëdhëniet me Akrepin dhe Demin.
Akrepi
Dita e sotme do të jetë mjaft e lodhshme, për shkak të një Hënës së kundërt. Jini shumë të kujdesshëm për veten tuaj dhe mos e mbingarkoni me angazhime të tepërta. Në dashuri, ata që janë beqarë rrezikojnë të shohin shumë mundësi të zbehura, sepse nuk po arrijnë ta heqin qafe mosbesimin.
Shigjetarit
Një energji e mirë do të jetë prezente në jetën tuaj ditën e sotme. Nëse do të keni ndonjë problem, përpiquni t’i zgjidhni ato ditët e tjera. E shtuna dhe e diela do të jenë dy ditë nervoze, të karakterizuara nga një hënë e kundërt. Megjithatë takimet e reja dhe historitë e reja do të jenë të favorizuara nga Venusin dashamirës.
Bricjapit
Sot do të keni një qiell interesant, por nuk do të mund t’ju çlirojë plotësisht nga ato probleme që ju kanë munduar prej disa kohësh. Mundohuni të gjeni zgjidhje më efektive për vështirësitë e punës ose ato personale. Përfitoni nga fundjava për të ndarë kohë dhe për t’ju kushtuar njerëzve të dashur. Në dashuri shmangni marrjen e vendimeve drastike.
Ujori
Dita e sotme për ju nuk do të jetë edhe aq pozitive. Ndonjëherë ju pretendoni se ata që janë përreth jush bëhen pengesë për ëndrrat tuaja. Përpiquni të merrni një projekt të ri dhe mundohuni të mbani njerëz pozitiv rreth vetes suaj. Fundjava është shumë premtuese për ju!
Peshqit
Përpiquni të rikuperoni më shumë paqe mendore. Në planin e punës ka shumë Peshq që kanë vështirësi, ndoshta po luftojnë për të gjetur vendin e tyre në kompani. Në dashuri duhet të përfitoni nga Venusi i bukur për të sqaruar, nëse ka gjëra të pathëna apo keqkuptime të vogla. Mos prisni me shumë gëzim fundjavën, sepse do të keni prezentë një Hënë të kundërt, e cila do t’i bëjë gjithçka të lodhshme.
Linku: https://www.superguidatv.it/oroscopo-paolo-fox-del-giorno-di-venerdi-22-luglio-2022/
Burimi i fotos: pexels.com