ShowBiz

Humb të shtrenjtin e tij, Morena Taraku ndan dedikimin prekës

Morena Taraku ka prekur ndjekësit me postimin e fundit. Këngëtarja ka humbur qenushin e saj. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale Taraku i dedikon fjalët e ndjera.

‘Derisa të takohemi sërish, faleminderit që ke qenë gjysma ime Moi.

Shoku im besnik.

Skam si të quaj ndryshe sepse ke parë dhe jetuar gjithçka me mua. Sekrete, secrete dhe po të kishe folur jam e bindur që asnjëherë nuk do të tregojë asgjë.

Sot të humba ty që për dikënd mund të jesh vetëm një qen i bukur dhe i lezetshëm. Unë me ty bashkë humba edhe një fëmijë të vogël brenda meje që vetëm t’i e mbaje gjallë.

Të dua shumë faleminderit Zotit që më bekoj të ishe pjesë e këtij udhëtimi me mua.’

Linku: https://www.instagram.com/p/CgUN0SesWck/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CgUN0SesWck/