ShowBiz

80 mijë euro një shishe verë, moderatorja e njohur zbulon detaje nga pushimet luksoze

 

Moderatorja e njohur  Alesia Bami ndodhet me pushime në Mykonos.

Ajo ka ndarë me ndjekësit momente nga pushimet  luksoze në shtetin fqinj, ku shumë personazhe të njohur nga bota e showbizit vendosin të pushojnë.

Në një intervistë telefonike me ‘Top Albania Radio” në emisionin e moderuar nga Ed Manushi, pyetur rreth pushimeve prezantuesja u shpreh se:

“Mendoj se shërbimi i tërheq të gjithë këtu. Çmimi që kam pirë unë, nuk është normale ta them. Ka nga më të lirat tek më të shtrenjtat. Një shishe verë këtu kushton deri në 80 mijë euro.”

Këto deklarata të moderatores kanë shokuar rrjetin, duke qenë se çmime të tilla janë larg buxhetit dhe pritshmërive të pushuesve në vendin tonë.

Linku: Top Albania Radio

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CgEyXGstTf7/