ShowBiz

Gati për një dashuri të re? Loredana shuan dyshimet

Loredana është një nga reperete më të suksesshme të estradës.

Ajo është në qendër të mediave  rozë për shkak të projekteve të saj të suksesshme profesionale por edhe të jetës personale.

E ftuar në një intervistë për “Prive”, ajo ka rrëfyer se është gati të rindërtojë jetën e saj personale.

Loredana u shpreh se ka kohë për tu martuar sërish dhe për të bërë një fëmijë të dytë, por shtoi se ende nuk është në një lidhje. “Kam kohë për gjithçka. Edhe të martohem prapë, edhe për fëmijë tjetër. Jam shumë e lumtur. Por, jo akoma nuk jam në lidhje”, tha reperja.

Ajo u shpreh se beson në dashuri dhe është e hapur ta pranojë kur të arrijë në zemrën e saj.

Linku: Prive.al

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CS9H5aWN7yf/