Ardian Bujupi ëshë gjithmonë në qendër të vëmendjes, si për karrirën e tij të suksesshme ashtu edhe jetën enigmatike personale.
Këngëtari është përfolur për romancë herë me Jasminën dhe mikeshë e tij Sabrine.
Së fundmi, ai ka qenë i ftuar në “Prive”, ku munduar të sqarojë situatën e krijuar në rrjet.
Duke folur se si duhet të jetë e dashura e tij e ardhshme ai u shpreh se :
“E dashura ime duhet të jetë e dashur, e civilizuar, e respektueshme. Jasmina dhe Sabrine i çmoj të dyja dhe kam një lidhje shumë të mirë. Me Jasminën takohemi çdo herë kur vij në Shqipëri dhe e kam shoqe…Dasmën sidomos nënës sime kam qejf t’ia plotësoj si dëshirë, por duhet edhe të mos kem presion dhe të mendoj për veten. Jam dakord të krijoj familje, por ende nuk ka ardhur momenti.“-tha ai.
Ardiani është shprehur se është beqar dhe të dyja vajzat i ka thjeshtë mikesha të mira.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=nRDo1E4_QVA
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGFs0uaMrBR/?utm_source=ig_web_copy_link