Këngëtari shqiptar Berkan Beka ka folur për herë të parë pas operacionit në zemër.
Para disa javësh këngëtari njoftoi se nuk ishte në gjendje të mire shëndetësore
Berkan ka ndarë detaje se si shkoi operacioni duke u shprehur se gjendje e tij shëndetësore është mirë.
Ai ka rrëfyer se nuk ka qenë mirë muajt e fundit pasi ndjente shumë lodhje dhe se nuk merrte frymë mirë.
“Mirë jam, tani mirë. Sepse me të vërtetë e kalova një periudhë shumë të vështirë. Së pari falënderoj të gjithë njerëzit që përmes Instagramit që më kanë telefonuar.
Me qindra njerëz nuk kam mundur që t’iu përgjigjem të gjithëve. Nuk themi kot që në këto ditë shihet njeriu se sa duhet.
Faleminderit familjes, Zotit. Tani më mirë jam, patjetër e kam që të shkoj te e mira”, u shpreh ai.
Linku: prive.al
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CNFXp7kp4Cj/