Këngëtarja shumë e dashur për publikun Fifi ka qënë e ftuar në emisionin “A live night” ku ka folur mbi shumë momente specifike dhe të rëndësishme të jetës së saj.
Fifi gjatë intervistës nuk ka lënë pa përmenduar eksperencën e saj të mbushur plot emocione në edicionin e parë të “Big Brother Vip”.
Ajo zbuloi për herë të parë arsyen pse pranoi që të bëhej pjesë e tij.
Gjithashtu e pyetur nëse do të donte të ndyshonte diçka nga eksperienca e saj ajo u përgjigj se do të ishte përsëri e njëjta, vetëm se do të donte të mos i kushtonte shumë rëndësi disa personave më shumë se sa vetes.
“Në “BBV” kam hyrë për dy arsye. Kisha 2 vite që kërkoja një eksperiencë të re në jetë, edhe doja të shijoja diçka ndryshe. Kur më erdhi oferta, isha në fillim e sigurtë që jo. Më pas nisa ta mendoj. Përveç kësaj, arsyeja e dytë, diskutohej që do hynim në një karantinë të dytë. Një gabim im i madh ishte që unë nuk kisha hyrë të shihja sistemin e “BBV”, ta kuptoja si koncept. Prapë e njejta do isha gjithsesi, e drejtë. Ndoshta vetëm nuk do i jepja rëndësi disave që nuk duhej, t’i jepja rëndësi vetëm vetes”, u përgjigj këngëtarja.
Linku: https://youtu.be/o4hGbtdEEn4
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CgTx9B3tSdP/?utm_source=ig_web_copy_link