Lifestyle

Meshkuj kujdes, këto janë disa shprehje që nuk duhet t’i thoni kurrë në shtrat

1. Mund të mësohem me këtë gjë

Çfarë është pikërisht kjo? Seksi, pozicioni, rregullsia, fytyra, personi, dysheku, çfarë? Jini specfik se çfarë saktësisht është ajo me të cilën mund të mësoheni.

2. Kjo i ndryshon gjërat mes nesh, ti e di

Përpara se të flinit me të, ishit jashtë së bashku në një takim, kurrë nuk flisnit për seks sepse mendonit se nuk do ta bënit.

3. Ne duhet t’i japim një emër kësaj që po përjetojmë

Epo, troç quhet seks. Përveç kësaj, nëse doni t’i jepni emër ‘marrëdhënies’ suaj, e cila kryesisht përfshin seksin me të në takimet e para, ajo do të mendojë se jeni i çmendur.

4. Ju thoni emrin e saj ndërsa bëni seks

Dhe jo, ju e thoni me qëllim, jo me habi. Ju dëshironi që ajo të ndihet se është gjithçka që keni në mendje. Gjatë seksit kjo mund të sjell kënaqësi por pasi të ketë mbaruar gjëja bëhet disi monotone.

5. Të mos dashurohemi, është thjesht seks

Vërtet? Është krejt e natyrshme që kur jeni duke bërë seks trupi çliron hormone që ju bëjnë të ndiheni të dashuruar me personin. Mos e bëni dikë të dashurohet me ju  nëse nuk keni ndërmend për një lidhje vetëm për shkak të eksitimit momental.

6. Nëse dalim ndonjëherë…

Jini të sigurt për gjërat që ofroni. Nëse jeni, me të gjitha mënyrat, vazhdoni por nëse jo, mos i jepni një gruaje shpresa të rreme vetëm sepse seksi është i mrekullueshëm.

7. Po sikur të bëhem i varur nga ti?

Një femër e kupton se po përpiqeni të jeni romantik, i butë dhe melodramatik. Ka vetëm një problem me këtë: ju nuk e keni parasysh atë. Nëso doni të flisni për ndjenja sigurohuni që nuk janë vetëm të motivuara nga seksi.

Linku: https://www.mensxp.com/relationships/sex-and-intimacy

Burimi i fotos: unsplash.com