Kampionati i përvitshëm i çiklizmit ‘Tour de France’ ka përfunduar me sukses edhe këtë sezon.
Fituesi i vendit të parë u shpall Jonas Vingegaard.
Vingegaard përfundoi duke triumfuar në garat malore pas një dueli me Tadej Pogacar. Slloveni u rendit i dyti.
Jonas hodhi themelet e fitores në etapën e 10-të, kur ai fitoi përparësi kundrejt kundërshtarëve të tij.
Çiklisti dominoi turneun, duke fituar gjashtë nga 21 etapat.
Fitusi ka ndarë me të apasionuarit e eventit historinë frymëzuese të jetës së tij.
Pesë vite më parë Vingegaard punonte në një fabrikë përpunimi të peshkut dhe stërvitej në kohën e lirë, ndërsa tashmë, ai është danezi i parë që fiton Tourin që nga Bjarne Riis, i cili e mbajti titullin e tij të vitit 1996, pavarësisht se më pas u ndëshkua për përdorim substancash të ndaluara.
Linku: https://www.theguardian.com/sport/live/2022/jul/24/tour-de-france-stage-21-paris-la-defense-champs-elysees-live
https://www.instagram.com/p/CgaE_wFMmpl/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CgZ3nkysp6Y/