Mariza Ikonomi është një nga zërat më të veçantë të muzikës.
Këngëtarja ka ndarë se është në një lidhje dashurie dhe kjo e ka frymëzuar të jetë kreative dhe të shkruaj muzikë të re.
Ishte miku saj Ermal Peçi ai që fillimisht zbuloi lidhjen dhe madje u shpreh se këngëtarja së shpejti do të kurorëzojë dashurinë me partnerin.
“I kam thënë ‘Martohu’ dhe po e them si lajm ekskluziv se Mariza do martohet shumë shpejt. Është e vetmja gjë që i kemi kërkuar publikisht dhe e ka ndarë mendjen,” u shpreh ai.
Pas deklaratës së Ermalit ka ardhur edhe reagimi i Marizës e cila nuk zbuloi nëse do ketë apo jo një dasmë së shpejti.
“Besoj që martesa me personin e duhur nuk është asnjëherë gabim. Mua nuk më frikson por edhe nuk jam nga ata që vdiqa për t’u martuar. Unë i dua festat. E rëndësishme është se si ndihesh me njëri-tjetrin pastaj këto gjërat janë të bukura dhe mund të mbetet një kujtim por nuk është gjithçka,” u shpreh këngëtarja.
Linku: Top Albania Radio
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CaAqTgJoJRH/