ShowBiz

Nga zënkat me Ermalin tek momenti më i vështirë i jetës, Amarda flet hapur

Amarda Toska së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin e Aulonës. Amarda ka folur për marrëdhënien me Ermalin brenda dhe jashtë punës.

‘Ne si koleg edhe jemi zënë për shkak të pikpamjeve të ndryshme por nuk kemi lejuar që këto hatëmbetje të deportonin në shtëpi.

Në fillime mbanim shumë mëri dhe i diskutonim në shtëpi por kjo nuk mund të zgjaste shumë.

Dy gjela në një kafaz nuk qëndrojnë. Ermali është tip energjik dhe ka dashur të dominojë. Në fillim ka qenë e vështirë por me kohën ia kemi marrë dorën dhe kemi përballuar shumë sfida. Kuptohemi me sy kur secila palë duhet të rri urtë dhe nuk duhet ta vazhdojmë më tej.

Momenti më i vështirë për të ka qenë me vajzën.

Sapo bëri 1 vjeç ajo pati një djegie pa dashje. Unë erdha dhe e pashë në atë gjendje dhe ato ditë që kam kaluar momentet më të vështira deri më tani. Ka qenë një periudhë goxha e dhimbshme dhe e trishtueshme- u shpreh Ami.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=8tj-Iar6K94

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/amardatoska/