ShowBiz

8 vjet gënjeshtra, bashkëshortja i nxjerr të palarat reperit të njohur

Gruaja e këngëtarit të njohur Ne-Yo, Crystal Renay, ka rrëfyer se bashkëshorti i saj e ka tradhëtuar.

Ajo postoi një Instagram një deklaratë emocionale, ku u shpreh tepër e zhgënjyer nga këngëtari.

“8 vite jetë dhe mashtrim. 8 vite të pavetëdijshme bashkëjetese me një tradhëtar. Të thuash se jam zemërthyer dhe e neveritur është një nënvlerësim. Të më kërkosh të qëndroj dhe ta pranoj është absolutisht çmenduri. Mentaliteti i një narcisisti. Unë nuk do të gënjej më publikun apo pretendoj se kjo është diçka që nuk është. Unë zgjedh veten, lumturinë, shëndetin dhe respektin tim. Nga kjo martesë fitova 3 fëmijë të bukur, por asgjë tjetër veçse vitesh të humbura dhe dhimbje”, u shpreh ajo.

Video dhe foto të këngëtarit duke tradhëtuar bashkëshorten janë bërë virale në rrjet.

Linku: https://www.instagram.com/p/CgqSYXOuRZb/

Burimi  fotos: https://www.instagram.com/p/CSIH8UUBBQK/