ShowBiz

Rrjeti kryqëzon Beyoncen, ky është gabimi fatal që po i kushton miliona dollarë

Beyoncé po përballet me kritika për përdorimin e disa fjalëve fyese në disa tekste në albumin e saj të ri, Renaissance.

Termi nënçmues, i përdorur shpesh për të poshtëruar njerëzit me paralizë celebrale shfaqet dy herë në këngën ‘Heated’.

Ky gabim përveç kritikave në rrjet është duke i kushtuar miliona dollarë humbje këngëtares, ku shumë ndjekës kanë bojkotuar dhe raportuar këngët.

Organizata bamirëse për personat me çrregullime mendore Scope, po i kërkon Beyonce-s të ri-regjistrojë këngën, duke lënë jashtë termin ofendues.

“Fjalët kanë rëndësi sepse ato përforcojnë qëndrimet negative me të cilat përballen njerëzit me aftësi të kufizuara çdo ditë,”- u shpreh menaxheri i shoqatës Warren Kirwan.“Beyonce ka qenë prej kohësh një zë i gjithëpërfshirjes dhe barazisë, kështu që ne do ta nxisnim që ta heqë këtë fjalë fyese”, përfundoi ai.

Linku: https://www.bbc.com/news/entertainment-arts-62376575

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CU_8KY3gMH_/