ShowBiz

Yolanda Hadid rrëfen periudhën e vështirë pas “zhdukjes”nga rrjetet sociale  

Yolanda Hadid u rikthye në rrjetet e saj sociale me një postim të sinqertë për vuajtjet nga depresioni.

Ish-ylli i Real Housewives of Beverly Hills u kthye në mediat sociale më 31 korrik pas një pauze nëntë-mujore.

Në postimin e saj të parë pas ribashkimit në Instagram, Yolanda zbuloi se po luftonte me hidhërimin, depresionin dhe simptomat e sëmundjes së saj Lyme.

“Pas humbjes së nënës sime, unë vërtet luftova me depresionin e ndjekur nga një rikthim i sëmundjes,” shpjegoi ajo. “Stresi emocional dhe pikëllimi ndikuan fuqishëm në sistemin tim imunitar.”

Nëna e Yolandës, Ans van den Herik, vdiq në moshën 78-vjeçare në shtator 2019 pas një beteje me kancerin.

Në vazhdim në postimin e saj, Yolanda, nëna e modeleve Gigi dhe Bella Hadid, shkroi se varësia e saj nga telefoni nuk e ndihmoi me depresionin e saj, pasi “filloi të merrte kaq shumë kohë nga të qenit e pranishme në jetën time”.

Por pas rikthimit të saj nga mediat sociale, ajo pohoi : “Jam e emocionuar që jam kthyer dhe shoh se çfarë keni bërë të gjithë ju gjithashtu”.

Link: https://uk.style.yahoo.com/yolanda-hadid-returns-social-media-062209291.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CSx4VzjtT7I/?utm_source=ig_web_copy_link