Dashi
Beqarët – Një mundësi e re shfaqet në horizont, por përpara se të pranoni ndonjë ftesë sigurohuni që kjo është ajo që ju doni.
Të dashuruarit – Guxoni të ktheheni atje ku keni filluar dhe zgjoni energjinë tuaj seksuale për ta bërë marrëdhënien më pasionante.
Demi
Beqarët – Jeta duket disi konfuze, kështu që mos u shqetësoni për ndonjë ndërhyrje nga e kaluara dhe mësoni të keni më shumë besim në instiktete tuaja.
Të dashuruarit – Ju jeni mbretëresha, por edhe mbrojtësja e marrëdhënies, kështu që mos u shqetësoni nëse keni patur diskutime.
Binjakët
Beqarët – Jeni në orakullin e perëndive, kështu që do të mësoni të gjeni paqen shpirtërore dhe të zbuloni ndjesi të reja pasionante.
Të dashuruarit – Mund të ndiheni disi në mëdyshje, por dijeni se çfarë mendon gjithashtu bëhet një manifestim.
Gaforrja
Beqarët – Në këtë periudhë konfuzioni dijeni se dhembshuria nxjerr në pah më të mirën prej jush dhe kjo do t’ju ndihmojë të manifestoni për të ardhmen dhe dashurinë.
Të dashuruarit – Marrëdhënia dashurore është në dy rrugë, kështu që dijeni se kompromisi duhet të vijë nga të dyja drejtimet.
Luani
Beqarët – Dëshira brenda jush po zhurmon, kështu që bëhuni të fortë dhe dijeni se të dorëzohesh nuk është kurrë një opsion.
Të dashuruarit- Kohë të fuqishme dhe të suksesshme shfaqen përpara dhe do të kuptoni nevojën për njëri-tjetrin më mirë.
Virgjëresha
Beqarët – Drejtohuni në rrugën tuaj pasi luftëtari brenda jush po zhurmon dhe përqendrohuni më shumë te kujdesi i vetes për një ndryshim.
Të dashuruarit – Paqja në një marrëdhënie tregohet me gjeste të vogla, ky është një proces mirëkuptimi dhe qetësie emocionale.
Peshorja
Beqarët – Nevoja juaj për t’u rigjallëruar në aspekin emocional dhe për të rifilluar udhëtimin në dashuri është e afërt, kini durim.
Të dashuruarit – Mos u ndjeni të izoluar pasi kjo mund t’iu largojë nga partneri, nese keni keqkuptime dhe konflikte të brendshme tani është është koha të pastroni shpirtin tuaj.
Akrepi
Beqarët- Perëndesha e dashurisë dhe e bukurisë po shkëlqen brenda jush, ndaj kjo është një periudhë e mirë për të planifikuar diçka emocionuese.
Të dashuruarit – Ju jeni mishërimi i së mirës, i ndritshëm, i pasur me zjarr, kështu që është koha të shkëlqeni për ta bërë partnerin të ndiejë këtë.
Shigjetari
Beqarët – Hëna favorizon guximtarët, ndaj ndjehuni pa presion për të bërë çdo gjë që ju buron spontanisht.
Të dashuruarit – Beteja zhvillohet për favorin e mbretëreshave, ndaj qëndroni me këmbë në tokë.
Bricjapi
Beqarët -Për shkak të një historie të shkaur ju po përpiqeni të kapërceni një plagë dhe mos u dorëzoni sepsesë shpejti do i’a dilni.
Marrëdhënia- Si një rojtar i pyllit, ju po përpiqeni t’i shpëtoni pjesët së bashku, të gjitha do të bashkohen, së shpejti do të shihni frytet e punës suaj.
Ujori
Beqarët – Një dashuri e re mund të trokas në derën tuaj dhe do t’iu bëj të ndieni emocione që nuk i keni përjetuar më parë.
Të dashuruarit – Dikush mund të joshet në rrugë pa gjurmë dhe të humbasë, ndaj mos u bëni të vështirë me veten, jepini gjërave kohën e tyre.
Peshqit
Beqarët – Vazhdoni të ecni edhe nëse e dini se udhëtimi nuk mbaron dhe jini të patrembur.
Të dashuruarit – Përpiquni të kapërceni izolimin dhe të çliroheni nga situatat misterioze që çojnë në kriza në marrëdhënien tuaj.
Linku: https://www.pinkvilla.com/lifestyle/people/weekly-love-horoscope-july-31st-6th-august-2022-heres-insight-libra-leo-and-taurus-1169922Burimi i fotos: pexels.com