Aktualitet

I plasi eksplozivi në sy, reperi i njohur shfaqet në gjendje të rënduar shëndetësore

Lil Durk ka dhënë fansave një përditësim rreth gjendjes së tij shëndetësore.

Gjatë performancës së tij në Festivalin Lollapalooza në fundjavë, reperi 29-vjeçar u plagos pasi eksplozivi shpërtheu dhe e goditi në sy.

Në një video nga performanca e tij, ai shihej duke hedhur duart lart dhe duke u penguar mbrapa pasi shpërtheu eksplozivi.

Në një postim të shpërndarë në Instagram Durk ndau një përditësim se si ndihej pas aksidentit.

Ai postoi një foto nga spitali me një fashë në sy, ku shkroi: “Për shkak të incidentit që ndodhi në Lollapalooza në skenë, unë do të bëj një pushim dhe do të fokusohem në shëndetin tim. Përfundova performancën time dje për fansat e mi. Ju vlerësoj të gjithëve.”

Linku: https://www.justjared.com/2022/08/01/lil-durk-shares-health-update-after-being-hit-in-the-face-with-explosives-at-lollapalooza/

https://www.instagram.com/p/CgrtUGSuwBY/

Burimi i fotos:  https://www.instagram.com/p/Cavaz1nOJ1s/