Drake shkroi se ndihet i shkatërruar sepse duhej të shtynte shfaqjet e turit të tij muzikor ‘Young Money Reunion’ pasi doli pozitiv me COVID-19.
Lajmin e bëri të ditur vet reperi me anë të një postimi në Instagram.
“Ndihem vërtet i shkatërruar t’iu njoftoj se kam rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe duhet të zhvendos datat për koncertin ‘Young Money Reunion’ , por iu premtoj se do t’ju jap gjithçka që kam në skenë kur gjërat të bëhen më mirë”- shkroi reperi.
Reperët Nikki Minaj dhe Lil Wayne pritej të performonin në koncert gjithashtu.
Përsa i përket gjendjes shëndetësore, Drake është shprehur se ndihet mirë dhe ka vetëm simpotoma të lehta.
Linku: https://www.instagram.com/stories/champagnepapi/2895277946375340944/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/COb5ai-FxVw/