ShowBiz

Në plazh nudo me të dashurën! Drini Zeqo hap ‘thesin’ për dashurinë

Drini Zeqo është një nga emrat më të veçantë të gazetarisë. Intervistat e tij mbi jetën private janë shumë të rralla.

Së fundmi ai ka qenë i ftuar në ‘Pushime On Top’ ku ka folur për herë të parë për dashurinë.

Drini u shpreh se të afërmit e ngacmojnë shumë për martesën.

Ndër të tjera ai zbuloi se nuk është xheloz në një marrëdhënie dhe preferon një person jashtë botës së medias.

Ori e ngacmoi duke e pyetur nëse në një plazh nudo do të shkonte vetëm apo çift. Drini u shpreh se do të shkonte çift.

‘Jashtë botës së medias. Boll jam unë në media”, tha Drini, i cili zbuloi edhe nëse është xheloz në një marrëdhënie. “Nuk jam xheloz sepse jam i sigurt te vetja. Nuk jam natyrë xheloze sepse ndihem mirë me veten’, tha gazetari.

Gazetari pak më parë është përfolur për një lidhje dashurie me një vajzë që nuk është pjesë e estradës.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=hYX3tzPRwAk

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/drini.zeqo/