ShowBiz

A do të ketë një fëmijë të tretë? Elita Rudi i përgjigjet publikisht kërkesës së Gjikos

Elita Rudi dhe Gjiko janë një prej çifteve më të ëmbla të showbizit.

Çifti nuk nguron të ndajë me ndjekësit momente romantike në rrjet.

Elita  ka qenë e ftuar në emisionin “Era Vere”, ku ka folur rreth planeve për zgjerimin e familjes së tyre.

Ajo i është përgjigjur publikisht edhe kërkesës së Gjikos, i cili ka shprehur dëshirën për një fëmijë të tretë.

“Unë e kam përfunduar me fëmijët. Nuk ka një beb numër 3. I them bashkëshortit tim publikisht ‘Jo’. Jam shumë e përmbushur dhe jam gati të shfrytëzoj energjinë time në një dashuri të vjetër, siç është televizioni.”, ka thënë Elita.

Linku: https://www.facebook.com/t7videos/videos/770730397708220

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CQoCYHQh9qh/