ShowBiz

‘Na copëtove shpirtin’, humbje e trishtë për Aleksia Peleshin

Aleksia Peleshi po kalon momente të vshtira së bashku me familjen e saj. Gjyshi i saj është ndarë nga jeta.

Nëpërmjet një postimi Aleksia ka ndarë në rrjete sociale lajmin e trishtë.
‘Na copëtove shpirtin o gjysh! Sa e largët më dukej kjo ditë! Gjithmonë kam menduar se ti do jetoje të njihje fëmijët e mi, por Zoti të deshi herët pranë vetes.

Fjala e fundit që të thashe ishte “do vij prapë nesër”. Por unë nuk erdha dhe ndoshta t’i nuk më prisje dot më. Sa pak të kam parë në vitet e fundit e tani s’të shoh dot më! Sa pak kemi biseduar e tani s’të dëgjoj dot më! Më fal gjysh, që teksa rritesha s’të kam përqafuar sa duhet.

Sikur të mundja të ktheja kohën mbrapa, të takoja edhe një hërë at gjyshin plot energji, kurajo e kokëfortësi…
U prehsh në paqe gjyshi, tëë ndritë shpirti! Do më mungosh gjithë jetën.’

Linku: https://www.instagram.com/p/CgytOrOKPkk/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/aleksiapeleshi/