ShowBiz

Si ia rrëmbeu zemrën Fedez, Chiara Ferragni ndan momentet emocionuese

Chiara Ferragni ka rrëfyer me anë të disa pamjeve në Tik Tok si nisi dashuria e saj me Fedez.

Me anë të një video kolazhi ajo rrëfeu dejatet më të spikatura nga momentet e takimit të parë deri tek mesazhet e para, e shumë detaje të tjera të tjera që nga viti 2015.

Takimin e parë ajo e përshkroi si tepër emocionues por edhe spontan në të njëjtën kohë.

“Ne u takuam në një hotel falë disa miqve të përbashkët që donin të na prezantonin, pa krijuar histori dashurie dhe ndoshta të na linin të punonim bashkë” -shpjegoi Chiara.

Ferragni gjithashtu kujtoi momentin kur Fedez përmendi bloggeren në këngën  “I wish but I can’t”,  me vargjet “Qeni i Chiara Ferragni-t ka papion Vuitton”.

“Të gjithë më thoshin se më kishte përmendur mua dhe unë mendova: O Zot, kush e di se çfarë ka thënë. Isha e tmerruar se mos më kishte tallur. E dëgjova këngën dhe ishte shumë e lezetshme”- u shpreh bloggerja.

Linku: https://www.tiktok.com/@chiaraferragni/video/7127232077413502214?is_copy_url=1&is_from_webapp=v1&lang=en

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CfhPaMiIRKk/