ShowBiz

Ende e pakënaqur me format trupore! Kim Kardashian bënë ndërhyrjen e radhës

Mesa duket Kim Kardashian nuk ka frikë nga testimi i ndërhyrjeve të reja në emër të bukurisë.

Zona e trupit e synuar këtë herë është barku.

Themeluesja e SKIM ka bërë të ditur për ndjekësit e saj se i është nënshtruar një ndërhyrje me lazer Morpheous për të ngushtuar stomakun e saj.

“Ky është një ndryshim i lojës!Unë mendoj se ky është lazeri im i preferuar, por është i dhimbshëm ama ia vlen!”, shkruan Kim krahas një fotoje të barkut të saj të kuq pas aplikimit të trajtimit me lazer Morpheous në stomakun e saj.

Kardashian është gjithmon në kërkim të metodave të reja për kujdesin e lëkurës dhe plakjen.

Kardashian para pak kohësh bëri bujë në rrjet pasi zbuloi se humbi 26 kilogramë në mënyrë që të përshtatej me fustanin ikonik “Happy Birthday” të Marilyn Monroe për Met Gala 2022.

Mirëpo kjo sakrificë në emër të bukurisë apo dukjes u pasua nga një lum komentesh negative nga publiku.

Kur u pyet për reagimin e ashpër që mori për humbjen e peshës, në mënyrë që ajo të mund të vishte modelin e Bob Mackie, ajo tha: “Unë e shikoja atë si një rol dhe doja shumë ta vishja këtë fustan. Ishte vërtet e rëndësishme për mua.”

Edhe pse ajo akuzohet shpesh për ndërhyre kirurgjikale në trupin e saj, para disa kohësh Kim ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet lidhur me to duke sqaruar se nuk ka bërë asnjë operacion plastik, por ka përdorur pak botox midis vetullave.

 

Linku: https://www.instagram.com/stories/kimkardashian/2896919045343203433/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CfeQyK3OGvN/?utm_source=ig_web_copy_link