Pas ndarjes nga këngëtarja Fjolla Morina, biznesmeni Fisnik Syla është në qendër të vëmendjes së mediave rozë pas deklaratave të tij.
Para disa ditësh ai publikoi një foto përkrah një vajze misterioze dhe ngriti dyshimet për një romancë të re.
Një nga të dyshuarat për një lidhje të mundshme me të ishte me moderatorja e njohur Ester Bylyku, por kjo e fundit ka reaguar duke hedhur poshtë të gjitha dyshimet për një romancë me një person publik.
Menjëherë pas kësaj deklarate nuk ka vonuar një reagim nga Fisniku, i cili ka shprehur ‘keqardhjet’ për femrat që kërkojnë një lidhje për interes dhe famë.
“Shumëkush që dëshiron të ketë një lidhje me mua vetëm për famë dhe interes, me keqardhje ju them se nuk do ta kenë atë rast”, është shprehur Fisniku.
Linku: https://www.instagram.com/stories/fisnik.sylaa/2897412764617618863/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CM5CbarhZoJFeLORto1u_qykj9XuOOONHx1Unw0/