Aulona Musta është një nga moderatoret më aktive në rrjetet e saj sociale.
Prej saj nuk mungojnë postimet ku ndan me ndjekësit momente nga jeta e saj, por jo vetëm.
Moderatorja së fundmi është përballur me një situatë aspak të këndshme për të, të cilën e ka irrituar tepër.
Ajo ka ndarë me ndjekësit disa video nga ambienti i palestrës ku sqaron e revoltuar se personi i cili ishte stërvitur përpara saj e kishte lënë vendin rrëmujë.
Aulona e dënon këtë veprim si papërgjegjshmëri individuale ndaj komunitetit.
“Asnjëri nuk ka ndërgjegjje dhe nuk mendon për komunitetin ku jeton. Mua më vjen turp nga vetja të di që do t’ja lë tjetrit rrëmujën time aty” shkruan moderatorja shoqëruar me disa figura neverie.
Linku: https://www.instagram.com/stories/aulonamusta/2897977586544257007/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cf7D0xENq8r/?utm_source=ig_web_copy_link