Sulmi kibernetik ndaj e-Albania për pothuajse 3 javë penalizoi të gjithë shërbimet online ndaj bizneseve dhe qytetarve.
Agjencia Kombëtare e Shërbimit të Informacionit njoftoi se aktualisht 1214 nga 1225 shërbime online që jepen në platformën e-Albania, mund të përdoren nga qytetarët dhe bizneset me të njëjtën shpejtësi dhe lehtësi si më parë.
Agjencia Kombëtare e Shërbimit të Informacionit thotë se po punohet për të rikthyer edhe shërbimin e njehsimit të diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja; vërtetimi i pagesës së aftësisë së kufizuar si dhe kryerja e pagesave të ujit dhe energjisë elektrike.
Linku: AKSHI
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ealbania_/