Aktualitet

“Ma copëtove zemrën shoku im i shtrenjtë”, Irgen Çela reagon pas vdekjes së mikut të tij

Opinioni publik shqiptar u trondit nga vdekja e aktorit 35-vjeçar shqiptar, Florind Belliu dhe bashkëshortes së tij, Ornelës.

Mediat e huaja bëjnë me dije se kohët e fundit ai kishte pasur probleme me shëndetin mendor dhe ndoshta kjo ishte pasojë e gjendjes së tij të rënduar mendore.

Shumë personazhe publik kanë reaguar pas ndodhisë, ku nuk munguar miqtë dhe kolegët e të ndjerit.

Një prej tyre është edhe aktori i njohur i humorit, Irgen Çela i cili me anë të një postimi në Instagram shprehu hidhërimin rreth kësaj ngjarje.

Ma copëtove zemrën shoku im i shtrenjtë. Nuk e besoj që ike kështu bashkë me Ornelën. Nuk më besohet që po bëj këtë status për ty . Je i ngulitur në mendjen time dhe zemrën time për gjith ato kujtime të bukura që kemi bashkë dhe pasionin që ndanim për aktrimin. Ju shkoftë Shpirti në paqe të dyve shoku im i shtrenjtë dhe Zoti i dhëntë forcë familjes tënde në këto momente të vështira”- u shreh Irgeni.

Linku: https://www.instagram.com/p/Cg8zWIBNlpo/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cg8zWIBNlpo/