Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta, por njëkohësisht edhe të lagështa.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësira kalimtare, kryesisht në zonat kodrinore dhe malore në jug të vendit.
Era pritet të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nag drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në bregdet dallgëzim mbi 3 ballë .
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por do të arrijnë pikun gjatë mesditës, duke u luhatur në vlerat nga 17 gradë Celsius deri në 41 gradë.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, për zjarret niveli i rrezikut vazhdon të jetë “I LARTË” në të gjitha qarqet.
Linku: MeteoAlb
Burimi i fotos: pexels.com